Një tjetër projekt merr fund, Will Smith e pëson keq nga incidenti në Oscar

Ceremonia e 94-të e ndarjes së Oscar shënoi një hap para dhe pas në karrierën e Will Smith, i cili javët e fundit ka qenë në fokus të mediave për shkak të shuplakës që i dha Chris Rock-ut.

Pasi Netflix ndërpreu projektin Fast and Loose ku Smith do të ishte protagonist, gjiganti i transmetimit ka marrë një tjetër vendim.

Të lidhura

None found

Dokumentari që do të bënte për natyrën është shtyrë për shkak të incidentit në Oscars. Smith do të shërbente si producent ekzekutiv në dokumentar, i cili do të ishte një vazhdim i programit të tij të mëparshëm të natyrës ” Welcome to Earth”. Megjithatë, Bloomberg raporton se prodhimi është shtyrë deri në vjeshtë.

Ky është vendimi më i fundit kundër Smith, i cili po përballet me pasoja në industrinë e argëtimit pas natës së Oscarit muajin e kaluar.

Aktori fitoi një çmim Oscar për aktorin më të mirë disa minuta pasi goditi prezantuesin Chris Rock për shkak të një shakaje që komediani bëri për gruan e Smith, Jada Pinkett Smith./albeu.com


Shtuar 21.04.2022 18:41