Një replikë e modelit të VX4 ishte prezantuar në shfaqjen ajrore të Farnborough, por një version që punon do të ngrihet në fluturim për fazën e ardhshme testuese – kjo pasi ta merr lejen nga Autoriteti i Aviacionit Civil.
Daily Mail raporton se produkti final i VX4 – i cili do të bartë 1 pilot dhe 4 pasagjerë – pritet që përfundimisht të ngrihet në fluturim në vitin 2025, por që kompania ende nuk ka zbuluar se nga cili vend do të bëhet kjo, përcjell Telegrafi.
Vertical, firma me bazë në Bristol është listuar në bursën e Nju Jorkut në dhjetorin e vitit të kaluar dhe vlerësohet me 1.2 miliard euro. Stephen Fitzpatrick – themelues i Vertival – e përshkroi përfundimin e prototipit VX4 si një “arritje kritike e inxhinierisë”.
Për prodhimin e fluturakes, firma ka punuar së bashku me Rolls-Royce, kontraktuesin amerikan Honeywell, firmën italiane Leonardo dhe gjithashtu edhe me Microsoft.