Një infermier do të paguhet 600 mijë euro në Shqipëri

Një tjetër skandal është mësuar në lidhje me tender në Shqipëri, me vlerë 2.2 milionë euro.

Bëhet fjalë për tenderin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) për zgjerimin e rrugës që lidh Aeroportin e Vlorës me Autostradën Fier-Vlorë.

Nga gara për këtë tender janë skualifikuar 10 ofertat më të ulëta dhe ia kanë dhënë kompanisë së 11 që është “Fusha”. Dhe diferenca nga oferta më ulët tek oferta fituese është plot 600 mijë euro.

10 ofertat pararendëse janë skualifikuar jo për parregullsi me kriteret, por me të njëjtin motiv; nuk kanë patur të kontraktuar ose të punësuar një ekspert për dhënien e ndihmës së parë. Pra duhej një infermier me kutinë e ndihmës së shpejtë në kantier.

Kështu i bie që, si përfundim, infermieri i kompanisë “Fusha” që do të qëndrojë me kutinë e ndihmës së shpejtë në kantier, do të paguhet nga taksat tona me 600 mijë euro në vetëm 14 muaj.

Kjo tregon një se te ne nuk vlerësohet oferta më e mirë me qëllim që të mbrojë taksapaguesin, por bëhet çdo gjë që tenderin ta çojnë aty ku duan./albeu.com

 

 

 


Shtuar 2.12.2021 16:32