Një i vdekur pas sulmit ndaj Top Channel, si është gjendja e banorëve të BBV

Autorët e të sulmit me armë ndaj zyrave të Top Channel kanëlënë të vdekur rojen e godinës, 60-vjeçarin Pal Kola, i cili ishte duke u ngrohur në momentin e breshërisë. 60-vjeçari nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve, të cilat kanë qenë fatale.

Policia po heton disa pista në lidhje me sulmin, ku e para lidhet me ndonjë raportim të mundshëm për raportimet e televizionit, e dyta për ndonjë konflikt të rojes dhe pista e tretë lidhet me vetë lojën e Big Brother VIP.

Pranë zyrave të Top Channel është edhe shtëpia e Big Brother, ndërsa banorët dëgjuan të shtënat duke u ndjerë të frikësuar. Të parët që reaguan ishin Kristi dhe Qetsori.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Gjatë bisedës së tyre Kristi dëgjon të shtënat dhe pyet i habitur çfarë ishte, ndërsa Qetsori thotë disa herë si ishin të shtëna me kallash.

Mësohet se gjendja e banorëve është e mirë dhe nuk janë ende në dijeni për çfarë ka ndodhur konkretisht jashtë shtëpisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)


Shtuar 27.03.2023 07:53