“Një fëmijë ndërroi jetë se nuk kishte ujë”, ndihmës ushtarakja ukrainase: Ka vullnetarë 15-16 vjeç që duan t’i bashkohen forcave ushtarake (FOTO LAJM)

Kateryna Halushka është një ndihmës ushtarake nga Ukraina, e cila mëngjesin e sotëm ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Wake Up” në Top Channel.

Ajo tregoi se si është gjendja aktuale në vendin e saj që prej 14-ditësh është në sulmet e shumta të Rusisë. Kateryna u shpreh se tani nuk janë vetëm në mbrojtje por edhe në kundërsulm.

“Po ndodh një mëkat shumë i fortë, është e vështirë të hapen korridore humane. Ka ndërruar jetë një fëmijë 6 vjeç se mungon uji dhe dritat. Kievi po qëndron e fortë. Qytetet ne kufi me Rusinë janë nën sulmet e vazhdueshme”, tha ajo.

Më pas Halushka u shpreh se nuk ka qenë vendim i vështirë momenti kur ka vendosur që të jetë në frontin e parë të luftës.

“Nuk ka qenë vendim i vështirë dhe nëse unë ndjej se kam mundësi që të ushtroj forcat vullnetare mjekësore dhe para mjekësore. E kam ditur çfarë të bëj dhe ku të shkoj. Nuk kisha asnjë lloj dyshimi që do të bashkohesha me forcat ushtarake ukrainase”, tha ajo.

E pyetur nëse ka shumë vullnetarë që dëshirojnë që t’u bashkohen forcave ushtarake, Kateryna tha se “janë shumë”.

“Nëse ne po flasim për vullnerarë në ushtarë, janë shumë. Por ne nuk mund t’i pranojmë të gjithë, pasi ka mosha të ndryshme. Ka pasur raste kur kanë ardhur edhe 15-16 vjeç, por ne nuk i kemi pranuar se janë të vegjël. Por janë fëmijë që ndihmojnë forcat humanitare për të bërë ushqim apo për të shpërndarë”, shtoi ajo.

Halushka shtoi më pas se në fillim të luftë në Kiev ka pasur çdo 1 orë sirena, ndërsa tani sulmet ajrore janë çdo 3-4 orë. Sipas saj, forcat ushtarake ruse mund të sulmojnë në çdo sekondë.

“Qytetet nën kontrollin e Ukrainës që janë shumë, çdo ditë bëhet furnizimi me ujë, farmaci dhe ushqim. Për gjërat bazike.

 

Ata në sulmin rus, aty janë kushtet shumë vështirë. Organizatat ndërkombëtare po tentojnë që të hapin korridore humanitare. Por edhe kur kanë tentuar që të hapin këto korridore, rusët kanë sulmuar për të mos lejuar që njerëzit të marrin ushqim dhe të largohen”, përfundoi ndihmës ushtarakja.


Shtuar 9.03.2022 09:34