Një arkë peshk dhe para për një vend pune, dosja e ish zv/ministres Rovena Voda kalon për gjykim

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish zv/ministres së brendshme Rovena Voda.

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK ndaj ish zv.ministres , ndaj të cilës rëndon akuza e ushtrimit te ndikimit të paligjshëm”.

Sipas SPAK, ajo ka pranuar dhe ka përfitime materiale nga Florinda Beu dhe Majlinda Hasani, me qëllim që të ndikonte, tek zyrtarë të tjerë për ta punësuar në administratë Beun.

Edhe kjo e fundit bashkë me Majlinda Hasanin janë nën në masë sigurimi “arrest në shtëpi” për të njëjtën akuzë. Edhe Voda është hetuar me të njëjtën masë.

Avokatët e Vodës kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa fati i saj vendoset më 2 mars./albeu.com


Shtuar 15.02.2022 11:42