Rrëzohet sërish kërkesa e Fatos Tushes, ish-kryebashkiaku i Lushnjës mbetet në burg

Ish-kryebashkiaku u Lushnjës, Fatos Tushe do të mbetet në burg pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka rrëzuar për të katërtën herë kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë.

Tushe, i arrestuar me urhdhër të SPAK për korrupsion, kërkoi masë më të butë me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, e për ketë kërkoi zbutje të masës “Arrest në burg”.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik së bashku me disa zyrtarë të tjerë për “Shpërdorim detyre”. Ai ka firmosur tendering korruptiv me vlerë rreth 23 milion lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj./albeu.com