Në “arrest shtëpie” për korrupsion, Voda kërkon lirinë: Nuk kam asnjë rrezik largimi apo prishje provash

Ish zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë, që e la atë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” nën akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Voda pretendon nëpërmjet avokatëve të saj se nuk ka asnjë kusht ligjor për të qenë në masë sigurie, pasi nuk ka asnjë rrezik largimi apo prishje të provave.

Nga ana tjetër ajo ka mohuar të ketë ndikuar për të siguruar një vend pune për shtetasen Florid Beu. Kjo e fundit bashkë me Majlinda Hasanin janë lënë në masë sigurimi “Arrest në shtepi” për të njëjtën akuzë.

Shtuar 21.07.2021 10:52