Ditën e djeshme (15 mars) ra në prangat e policisë kryebashkuaku i Bulqizës, Lefter Alla.
Ai u arrestua me urdhët të SPAK-ut, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë gjatë kohës që ka qenë në krye të bashkisë.
Arrestimi i Allës vjen dy muaj para zhvillimit të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Dyshohet se bashkia e Bulqizës ka firmosur dy tendera mbi 200 mijë euro për asflatime rrugësh. Dyshimet janë se komisioni i ofertave ka skualifikuar ofertat më të mira dhe ka favorizuar një tjetër që nuk i përmbushte kriteret.
Urdhër ndalimet janë firmosur nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se hetimet në ngarkim të tyre kanë zgjatur të paktën 6 muaj.
Kjo nuk është hera e parë që Alla përballet me institucionet e drejtësisë, pasi pak vite më parë PD e akuzoi për konsum kokainë në një lokal, ku shfaqi edhe një video si provë.
Sakaq arrestimi i Allës na sjëll në vëmendje rastin e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, i arrestar më 15 maj të 2025-ës.
Shukri Xhelili, u përfshi në një skandal seksual, ku kishte kërkuar marrëdhënie seksuale në favor të një vendi punë./albeu.com.