Nishanet e rrezikshme për të cilat ne duhet të shqetësohemi janë ato që qëndrojnë në heshtje e shtojnë volumin e tyre. Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja thotë se tek këto nishane nuk duhet përdorur bisturia pasi qelizat që mund të mbeten aty bëhen edhe më agresiv.
Merja tha në “Vila 24” se duhet të kontrollojmë shpesh lëkurën për të parë nëse diçka nuk shkon me ngjyrën e nishaneve apo volumin e tyre.
Përmes shembujve e fotove, ai bëri dallimin e nishaneve të ndryshme ndërsa tha se formacione nishanesh që rriten mbi lëkurë e furnizohen me gjak përmes lidhjes me limfën, janë të rrezikshme, por jo të patrajtueshme.
Sipas Merjas, ato lyhen me lëng hudhre duke u rrudhur e shkatërruar që në rrënjë.
“Ky trajtim bëhet me hudhër e uthull hudhre më pas me bajame të egër. Masa fillon të mblidhet nëse pikojmë qumësht fiku apo bimë të tjera qumështore që kanë azot organik.”-thotë Merja i cili tregon raste konkrete që kanë arritur të largojnë nga trupi përgjithmonë nishane në formë kërpudhe, madje në lëkurën e kokës.
“Djegia me lëndë bimore është aplikuar çdo pesë ditë deri në zhdukjen e plotë. Procesi zgjati jo më shumë se 1 muaj dhe nuk ka rrezik të formohet përsëri. Këmbën e kërpudhës e kemi atrofizuar.”-tregon ai për terapinë e aplikuar mbi një pacient.
Merja siguron se pas këshillimit me të, ne mund ta trajtojmë një nishan vetë në shtëpi duke pikuar qumësht nga bima e tambëlgjakut. Një variant tjetër trajtimi bëhet duke shtypur një thelbi hudhër dhe një bajame të bluar mirë.
Ajo në fillim do djegë e do dhembë, si provë që ka nisur të veprojë. Për të mbrojtur qelizat përqark vendosim një pecetë letre. Lihet për 10-15 minuta dhe më pas lëkura lyhet me krem sherebele për ta tkurrur edhe më tej. Merja tërheq vëmendjen për t’u ruajtur nga dielli kur kemi probleme me lëkurën dhe të bëjmë kujdes të mos përdoret bisturia pasi acaron më tej qelizat e fshehura në lëkurë.