Nis pyllëzimi i zonave në Elbasan dhe Librazhd Rama: 5 mijë fidanë të rinj janë mbjellë në Marinaj

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shkruar në lidhje me nisjen e pyllëzimit në Elbasan dhe Librazhd.

Kreu i shtetit shkruan se 5 mijë fidanë të rinj janë mbjellë në Marinaj, ndërsa po përfundon puna për hidrantët në Krastë për të siguruar mbrojtjen nga zjarret.

Gjithashtu, Rama shkruan se viti 2024, është shpallur Viti i Pyjeve me një program të dedikuar mbjelljesh, aktivitetesh dhe ndërgjegjësimi publik për pasurinë tonë të përbashkët natyrore.

Postimi i Ramës:

Në Elbasan dhe Librazhd ka nisur pyllëzimi i zonave ku së fundmi janë mbjellë 5 mijë fidanë të rinj në Marinaj, ndërkohë që është drejt fundit edhe investimi për hidrantet në Krastë që do të mundësojë mbrojtjen nga zjarret në pyje dhe ku vazhdon mbjellja e 15 mijë fidanëve të rinj. Viti 2024 është shpallur Viti i Pyjeve me një program të dedikuar mbjelljesh, aktivitetesh dhe ndërgjegjësimi publik për pasurinë tonë të përbashkët natyror”,- shkruan Rama.


Shtuar 27.12.2023 15:19