Në sheshin “Skënderbej” ka filluar grumbullimi i qytetarëve, teksa sot zhvillohet protesta e 27-të kundër kryeministrit Edi Rama.
Pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, duke e cilësuar atë si të panegociueshme.
Të lidhura
None found
Përveç largimit të qeverisë aktuale, protestuesit shprehen se duan edhe ndryshimin e asaj që e konsiderojnë “kastë e vjetër politike”, si edhe reformimin e establishmentit që, sipas tyre, ka dominuar jetën politike të vendit prej 36 vitesh.
Këto protesta mbahen çdo mbrëmje. Qytetarët mblidhen fillimisht përpara godinës së Kryeministrisë dhe më pas vijojnë me marshim në rrugët kryesore të Tiranës, ku artikulojnë pakënaqësitë e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve publike.
Sipas pjesëmarrësve, tubimet janë paqësore dhe përfaqësojnë një shprehje të angazhimit qytetar, si edhe të ushtrimit demokratik të së drejtës për të protestuar.
