Nis procesi i votimit për të zgjedhur kryetarin e degëve të PD-së në Fier dhe Fushë-Krujë, ja kandidatët

Ditën e sotme prej orës 09:00 deri në 17:00 Partia Demokratike organizon zgjedhjet për kryetarin e degës në Fier dhe Fushë Krujë.

Votimi do të zhvillohet në ambientet e ish Universitetit UFO. Kandidatët për Kryetar dege PD në Fier janë Rrapi Gjika dhe Vladimir Kajolli, dy kandidatura të propozuara nga vetë strukturat e PD.

Gjatë një reagimi për mediat, Partia Demokratike bën thirrje anëtarëve për të marrë pjesë pasivisht në votim për të krijuar një parti më të fortë, më të bashkuar dhe të hapur.

Kandidatët e për Kryetar dege sipas degëve janë:

PD Dega Fier:
1. Rrapi Rako Gjika
2. Vladimir Sabri Kajolli

PD Dega Fushë Krujë
1. Agron Sure Loka
2. Aqif Shaban Mesi

PD Dega Selenicë
1. Gazmir Memo Beqaj
2. Leonard Josif Rakipaj

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në degët Fier, Fush-Krujë dhe Selenicë të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

 


Shtuar 10.04.2022 10:28