Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka nxjerrë pamjet nga hapja e kantierit, ku po investohet për ngritjen e një hapësire me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente për 1700 studentë dhe 80 pedagogë e staf akademik.
Kreu i qeverisë, shkruan se një godinë e re për Fakultetin për Studimet Profesionale do të hapet në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës.
Postimi i Ramës:
“Mirëmëngjes dhe me hapjen e kantierit për ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku po investohet për ngritjen e një hapësire me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente për 1700 studentë dhe 80 pedagogë e staf akademik, ju uroj një ditë të mbarë”,– shkruan Rama.