Teksa ditën e sotme do të mbahet Konventa Kombëtare e LSI, gjithnjë e më shumë po flitet për një ndërrim të mundshëm të emrit të kësaj partie.
Edhe Ilir Meta, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka lënë të kuptohet se ai nuk do të rikthehet për të marrë drejtimin e LSI, por për diçka më të madhe sipas tij.
“SOVRANITETI NË SHQIPËRI I PËRKET POPULLIT. ������
PARTIA E REFERENDUMIT NA PRET! ������
Drejtimin e LSI e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave, që u krijuan në vend. Nuk u riktheva sot për të rimarrë drejtimin e kësaj partie, por për të sjellë mesazhin e popullit të 2 Marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momente, si dhe për t’u bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 Marsit: Sovraniteti në Shqipëri i përket popullit.
Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme.
Partia e Referendumit na pret!
Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendumi do të jetë “Shpata e Demokleut” mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë dhe mbi Esad Pashët e rinj, që kanë tradhëtuar interesin kombëtar dhe i kanë ngulur thika pas shpine Kosovës”, është shprehur Meta.
Ndoshta Meta ka menduar t’i japë një “pamje” të re, partisë që drejtoi për vite me radhë./albeu.com/