Nis konferenca në Kiev, Zelenky falënderon Shqipërinë për sanksionet ndaj Rusisë dhe mbështetjen për anëtarësimin në BE

Ka nisur konferenca për media e presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky, kryeministrit të vendit tonë Edi Rama dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Gjatë fjalës së tij, Zelensky ka falënderuar Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për sanksionet ndaj Rusisë si dhe për mbështetjen ndaj Ukrainës, për anëtarësimin në BE.

“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin ofrimin e statusit të kandidatit për vendin tonë, për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë europiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë njëra-tjetrën. Edi Rama dhe Dritan Abazović faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive!”, shkruan Zelensky në Facebook.

Ndërsa Abazoviç shkruan: Sot, së bashku me Edi Ramën dhe Dmitar Kovaçevski, miratuam një Deklaratë të Përbashkët në të cilën mbështesim Ukrainën për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Në deklaratë thuhet se në Samitin e ardhshëm të BE-së është e nevojshme të merren vendime të guximshme politikisht për të gjitha vendet tona në rrugën evropiane për paqe, stabilitet dhe prosperitet”./albeu.com


Shtuar 15.06.2022 17:32