Nis dezinfektimi i vatrave në Fier për “Ethet e Nilit”, flasin epidemiologët

Disa prej rasteve të evidentuara me “Ethet e Nilit” janë regjistruar në Bashkinë e Fierit që në fund të muajit korrik.

Mjekja epidemiologe Anila Moçi tregon se si i kanë identifikuar të infektuarit, të cilët pas testit fillestar janë dërguar për mjekim të specializuar në QSUT

Përballë kësaj situate ka shtuar Moçi është bërë dezinsektimi i vatrave “ hot spot” dhe i vijës bregdetare në bashkëpunim me pushtetin vendor duke theksuar se situata është nën kontroll.

Mjekja sqaroi më tej se virusi“ Ethet e Nilit” është një sëmundje që transmetohet tek njerëzit nga pickimi i mushkonjave dhe prek sistemin nervor. Ajo apelon që edhe në ambientet shtëpiake të merren masat e duhura duke theksuar se nuk ka vend për panik pasi rastet janë sporadike dhe virusi aktualisht në bashkinë Fier nuk është kthyer në epidemi.

Prej dy javësh Instituti i Shëndetit Publik po vijon me testimet në terren duke i kërkuar pushtetit vendor të bëjë dezinsektimin e zonave ku rriten mushkonjat.


Shtuar 7.08.2024 20:43