Këtë të enjte, 11 shtator 2025, është mbledhur Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama dhe njëherazi kryetar i PS, ka prezantuar qeverinë e re për mandatin e tij të katërt në drejtimin e vendit.
Edi Rama: Jemi mbledhur në këtë takim të parë të 4 vjeçarit tonë më sfidues për të çelur kapitullin e mandatit tonë të 4 qeverisës i cili nis zyrtarisht pas pak ditësh me betimin e Kuvendit dhe votëbesimin e qeverisë së re.
Do të adresojmë emergjencës e krijuar në drejtimin e Tiranës.
Dua të them që në fillimin sa më qartë atë ë besoj duhet ë ndajmë të gjithë së bashku mbi raportin me drejtësinë. PS nuk ka hyrë në asnjë rast në meritën e drejtësisë aq më tepër kur ajo nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj.
Nuk e kemi thënë kurrë duke bërë avokatin e kujtdo, edhe kur mund të mos na duket e drejtë. Nuk do të kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë me reformën dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e gjyqësorit.
Përmes reformës kemi larguar duart e ekzekutivit nga ccdo porces seleksionimi e zgjedhjeje, shkarkimi i prokurorëve e gjyqtarëve.