Nipi i ish-deputetit socialist Alqi Bllako, sipas një artikulli të publikuar në mediat e huaja, është gjobitur me 10 milionë dollarë për pastrim parash dhe është hetuar nga FBI. Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi në mediat shqiptare, ka reaguar avokati i Bllakos, duke thënë se klienti i tij nuk ka asnjë lloj lidhje me Gio Bashën.
Sokol Hazizaj në reagim shkruan: Përgënjeshtrim! Lajmet e sotme që lidhin klientin tim Alqi Bllako me një shtetas të quajtur Gio Basha janë të pavërteta. Zoti Alqi Bllako nuk ka asnjë lidhje gjaku apo njohje me këtë person. Në vitin 2011 Alqi Bllako ishte student në master, duke u diplomuar me një tjetër medalje të artë për rezultate të shkëlqyera.
E vërteta nuk mund të mbulohet me sajesa të tilla sa të shëmtuara, aq edhe qesharake. Shpreh keqardhje të thellë që mediat, të cilat kanë publikuar lajmin e sajuar nga asgjëja, bëhen pjesë e skemës kundër klientit tim, duke mos respektuar asnjë standard minimal për verifikimin e vërtetësisë së lajmit.
Si përfaqësues ligjor i zotit Bllako, ju informoj se nga hulumtimet tona media burim është një media e huaj, dhe po konsiderojmë të lidhemi me studiot e huaja avokatore, për të ndjekur hapat e duhur, jo vetëm për përgënjeshtrimin e lajmit, por edhe proçedurat e mëtejshme ligjore./albeu.com