Ngjela zbulon sekretin: Pse Zelensky do të dalë fitues në luftën e imponuar nga një rus i çmendur

Nga Spartak Ngjela

Ku është sot diferenca midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kjo është një diferencë në lidërship. Ukrainasit kanë tani një lider që po i drejton; kurse rusët kanë një pafillo të KGB-së që nuk e di se ç’është as atdheu, as intelekti politik dhe as morali shoqëror i një kombi.

Historia na ka mësuar se kur një lider që drejton një vend e ka të bashkuar moralin shoqëror me përgjegjësinë; vendi përparon. Historia gjithashtu na ka mësuar se në kohën e një lufte patriotike për mbrojtjen e atdheut; trimëria, guximi dhe intelekti i liderit që mbron vendin e tij, marrin vlerë të madhe, nëse ky lider e respekton dinjitetin e tij në funksion të moralit shoqëror.

Sot ne e pamë të gjithë: lideri i Ukrainës Volodymyr Zelensky, po e dominon fushën e luftës Rusi – Ukrainë me intelektin e lartë politik që zotëron, dhe me moralitetin e lartë patriotik që e di se jeta e dhënë për atdheun është vlerë e madhe historike për çdo individ.

Në fakt; kjo ka qenë dhe është substanca e moralit shoqëror të çdo kombi të iluminuar.

Morali shoqëror, të cilit duhet që detyrimisht t’i përmbahet një lider, është respektimi i mirëqenies shoqërore për çdo veprim të kryer nga ana e tij.

E shihni se si bashkohen në një pikë të përbashkët mirëqenia shoqërore e Ukrainës me heroizmin patriotik të presidentit të saj Volodymyr Zelensky?

Dhe është pikërisht kjo vijë morale që do ta nxjerrë fitues Zelensky-n dhe Ukrainën në këtë luftë patriotike të imponuar nga një rus i çmendur./albeu.com

 


Shtuar 28.02.2022 12:14