Ngjarje e rëndë në Kosovë, Nexhipi: Tre nga tifozët tanë janë plagosur me armë të ftohtë (VIDEO)

Një ngjarje aspak sportive dhe shumë e shëmtuar ka ndodhur ditën e dielë, disa minuta para se të fillonte derbi i javës në Superligë, ku Prishtina përballej ndaj Ballkanit.

Tifozët e quajtur “Plisat”, kanë sulmuar tifozët “Xhebrailat” dhe gjithashtu ndeshja nisi me vonesë për shkak të situatës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Drejtori sportive i Ballkanit, Nderim Nexhipi, ka deklaruar se tre tifozë janë plagosur me thikë, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën.

“Ishte një derbi që u paralajmëruiia gjatë gjithë javës. Klubi i Prishtinës ndoshta është dashur të marrë më shumë masa. Tre tifozët tanë janë therur me thikë, njëri është në gjendje të rëndë. Është në spital, në urgjencë”, u shpreh Nexhipi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.09.2022 12:44