Ngjarja Tragjike/ Zjarr në shtëpinë e të moshuarve, humbin jetën 8 persona

Një ngjarje fatale rreth orës 3:30 të mëngjesit, është regjistruar në shtëpinë e të moshuarve në Serbi, ku kanë humbur jeten 8 persona dhe 7 të tjerë të janë lënduar.

Tetë viktimat janë të moshuarit në një azil në Serbi, i cili u përfshi nga flakët.

Dyshohet se ka qenë një nga të moshuarit me probleme të shëndetit mendor, që i ka vendosur flakën një prej dyshekëve në dhomën e gjumit.

Në momentin që ndërtesa u përfshi nga flakët, ndodheshin 30 të moshuar, 8 nga të cilët ndërruan jetë, 7 u lënduan rëndë, mes tyre dhe autori i zjarrit, ndërsa 15 të tjerë u evakuan.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen që ndodhi në azilin ku qëndronin më shumë se 30 të moshuar dhe stafi që përkujdesej për ta.


Shtuar 20.01.2025 11:16