Ngjarja në ndeshjen Partizani – Bilishti, reagon Policia: Vajza nuk janë helmuar

Policia e Shtetit, ka reaguar nëpërmjet një njoftimi zyrtar, pas ngjarjes në Kamzë, në ndeshjen mes Partizanit dhe Bilisht Sportit, ku disa prej vajzave të ekipit juglindor.

Nga raportimet e para, u dyshua për ndonjë helmim të mundshëm, ndërkohë në reagimin e policisë pretendohet se vajzat nuk janë helmuar, por kanë pasur probleme të mëparshme shëndetësore.

REAGIMI ZYRTAR I POLICISË:

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale për disa futbolliste të cilat dyshohen se  janë helmuar nga ushqimi, ju bëjmë me dije se: Pas verifikimeve paraprake të kryera nga sherbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5 ka rezultuar se futbollistet kanë shfaqur probleme shendetsore si pasojë e shqetësimeve shëndetësore të mëparshme. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 15.05.2021 17:44