Ngjarja në Milot, dhjetëra të shoqëruar në polici, dalin pamjet nga vendi ku u dogj makina e autorëve (VIDEO)

Të premten e 22 korrikut një ngjarje e rëndë tronditi Milotin. U vra me kallashnikov 26-vjeçari Klisman Prençi dhe mbeti i plagosur biznesmeni Ylli Brahimaj, 46 vjeç.

Pas atentatit të mbrëmshëm, mjeti i dyshuar i autorëve është gjetur i djegur në një zonë rurale në drejtim të fshatit Gramzë.

Lexo këtu gjithçka për atentatin në Milot

Autorët kanë djegur mjetin në një parcelë të mbjellë, ndërsa gjatë rrugës janë bimësi të larta, me qëllim humbjen e gjurmëve. Në rrugë, sot është gjetur dhe një gëzhojë, e cila nuk dihet nëse është apo jo e autorëve të atentatit.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se në polici janë shoqëruar dhjetëra persona, dëshmitarë të ngjarjes dhe banorë të pallatit, me qëllim mbledhjen e informacioneve dhe bërjen të mundur të identifikimit dhe kapjes së autorëve./albeu.com