Një muaj pas propozimit Laurent Krasniqi humbi jetën, partnerja e tij reagon për herë të parë: Kom me të dashtë deri në frymën time të fundit

Laurent Krasniqi humbi jetën më 2 shtator, në një aksident tragjik që tronditi familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta la pas dhimbje të madhe, veçanërisht për partneren e tij, Lauretën.

Pas disa javësh heshtjeje, Laureta ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, duke ndarë dy fotografi bardhezi krah Laurentit, të shoqëruara me një mesazh prekës.

Të lidhura

None found

“Shpirti jem i mirë, më ke lon me zemër të copëtuar. Kom me të dashtë pafundësisht deri ne frymën time të fundit. Fluturo lart, shpirti i bardhë”, ka shkruar ajo.

Historia bëhet edhe me trishtë pasi më 2 gusht, vetëm një muaj para aksidenti tragjikisht Laurenti i kishte propozuar Lauretës për fejesë. Megjithatë, gjithçka u ndërpre tragjikisht më 2 shtator, kur Laurenti humbi jetën në aksident, duke lënë pas kujtime të paharrueshme dhe një dhimbje të madhe te njerëzit që e donin.


Shtuar më 22.10.2026 23:17