Ngjarja në Don Bosko, Gledis Nano mbledh drejtuesit e policisë

Pas ngjarjes në Don Bosko, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledi Nano, ka mbledhur drejtuesit e policisë së qarqeve.

Në fokus të takimit është gjithashtu lufta ndaj kriminalitetit që kërcënon sigurinë e qytetarëve, nisur nga ngjarja e pasdites së djeshme.

Fokus i takimit ishte dhe marrja e masave të menjëhershme për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Thellimi i veprimeve hetimore, duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bashkëpunim dhe koordinim më të mirë mes strukturave policore që operojnë në pikat e kalimit kufitar, ato në terren e me shërbimet inteligjente, për marrjen në kohë të informacioneve për personat me precedent kriminal që kthehen nga jashtë shtetit dhe mbajtjen nën kontroll të tyre, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Intensifikimi i kontrolleve në territor, për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, bllokimin e automjeteve të vjedhura, kontrolle në varreza makinash e servise makinash ku mbahen të fshehura apo çohen makinat e vjedhura, që më pas bëhen pjesë e ngjarjeve kriminale.

Parandalimi i aksidenteve rrugore, duke intensifikuar kontrollet me makinën inteligjente, me radarët, mjete e paloguara, ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, duke filluar menjëherë edhe me këmbësorët që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Sot fillojnë në terren 443 kursanët e rinj, për të cilët Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi nga drejtorët vendorë, që t’i përkrahin dhe t’i motivojnë për të kontribuuar sadopak në përmirësimin e mëtejshëm të performancës së Policisë së Shtetit.

Gjatë muajit janar, në të gjitha drejtoritë do të zhvillohen analizat vjetore dhe për këtë Drejtori ka kërkuar nga drejtuesit e DVP-ve, që të nxirren problematikat, me qëllim marrjen e masvae për t’i zgjidhur ato.

Kujtojmë se 5 ditët e para të vitit, kanë ndodhur 3 antentate. Nga këto ngjarje, një ka mbetur i vrarë dhe 5 të tjerë të plagosur.

Atentati 1: Ngjarja në Shkodër

Një i plagosur, Vinçens Piroli

Atentati 2: Shpërthimi i makinës në Vlorë

Asnjë i vdekur dhe asnjë i lënduar

Atentati 3: Ngjarja në Don Bosoko

Një i vrarë, Erion Çela

Katër të plagosur, Blerim Çela, Arben Dani, Azbi Selimaj, Edmond Crroj/albeu.com


Shtuar 5.01.2022 10:18