Detaje të reja zbardhen lidhur më ngjarjen misterioze në Janinë, ku autoritetet gjetën sot një trup të pajetë në pyll të mbështjellë me qese mbeturinash.
Siç raportojnë mediat greke, polcia ka hedhur poshte skenarin për ngjarje kriminale. Sipas përditësimeve të fundit, nga hetimet dyshohet se personi në fjalë të ketë vrarë veten me armë zjarri.
Këto përfundime vijnë, pasi hetuesit gjetën në xhepin e rrobave të viktimës një letër lamtumire, ku shpjegonte me detaje aktin ekstrem të verëvrasjes.
Informacionet bëjnë me dije se 50-vjeçari i cili banonte shumë pranë vendit ku u gjet i vdekur, vuante nga probleme të shëndetit mendor .
Dy vite më parë, në fakt, ai kishte tentuar sërish t’i jepte fund jetës.
Sa i përket mënyrës sesi i ka dhënë fund jetës së tij, po konsiderohet skenari që ka vendosur qeset e mbeturinave në këmbë dhe kokë dhe më pas ka qëlluar veten me plumb në kokë.