Ngjarja e rëndë e 8-vjeçarit në Fier, trondit tezja e tij: Çalamani nuk jetonte vetëm, është dikush brenda familjes që e ka shtyrë

Tezja e 8-vjeçarit të vrarë në mënyrë makabre në Fier nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, ka bërë një deklaratë të fortë kur tha se mund të kenë qenë edhe persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Komentet ajo i bëri në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ku kërkoi që të vendoset drejtësi.

“Po i lajmë faqet me lot. Po dëgjoj shumë gjëra në media. Kush e pa Meteon që shkoi bleu bukën, kush e dëgjoi Mateon duke i thënë përse ma ngacmon mamin? Nga dolën të gjitha këto. Po pikëllohemi akoma më shumë. Ekspertiza të kryhet, t’u merret edhe fija e flokut”, është shprehur ajo.

Ka qenë një grua në moshën e mamasë tënde?

Adriana: Po

Ju thoni që Çalamani nuk ka qenë i vetëm? Kush është personi që mund ta ketë shtyrë, është brenda familjes së motrës?

Adriana: Patjetër që brenda do të jetë.

Keni ndonjë dyshim?

Adriana: Nuk di të them me detaje se kush është, por duhet të merret ekspertizë. Me kanë informuar që motra mbrëmë ka qenë në polici, por nuk e di për çfarë. Duhet të dalë e drejta sepse do dëgjoj shumë gjëra në media. Çfarë janë të gjitha këto…Kush ishte prezent, kush i nxori këto fjalë?/albeu.com/