Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, 61-vjeçari në Korçë ngre alibi: Nuk e bëra unë, por pronari i lokalit

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, 61 vjecari ka ngritur alibi që vajzën ja kanë abuzuar persona të tjerë.
Ai ka deklaruar që vajzën ja kishte marrë para disa ditësh pronari i një lokali me bashkëshorten,sepse donin t’i bënin një surprizë. “Kam dyshime qe ata mund ta kene ngacmuar vajzen,mesohet te jete shprehur ai para gjykates”
Kallajxhi ka deklaruar gjithashtu që ka kërkuar ndihmë nga bashkia,prefekti dhe shoqata të ndryshme për ushqime dhe për ta cuar vajzën në Tiranë,pasi është e sëmurë.
Burime zyrtare nga Prokuroia e Korcës thonë se akuzat e 61 vjecarit për përfshirje të personave të tjerë në akte abuzimi ndaj të miturës janë alibi. I vetmi person i vënë nën akuzë për ngacmimin e vajzës, dokumetuar edhe me prova filmike dhe dëshmi, është i ati i saj.