Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.
Shtetasi me iniciale Y. A akuzohet pasi ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare në kryeqytet.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin Y. A., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com