Vetëm pak minuta pasi doli nga godina e SPAK, ku u mor në pyetje për më shumë se 3 orë, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte në tryezën e organizuar nga PL me sipërmarrësit.
Ai u shpreh se po shkatërrohet konkurrenca, ndërsa evidentoi ligjet e cila sipas tij bëhen me porosi.
Gjithashtu, Meta shtoi se paratë vidhen pa u futur në buxhet, ndërsa klima për sipërmarrësit është e vështirë pasi lëvrojnë në një vend që nuk ka transparencë dhe ku korrupsioni sundon në çdo qelizë të qeverisë, qoftë ajo qendrore apo vendoste.
“Faktet janë të qarta se si mund të funksionojë sipërmarrja në një vend ku nuk ka transparencë për tenderat, ku të gjithë fituesit janë të paracaktuar, ku kriminaliteti e korrupsioni sundojnë në çdo qelizë të shtetit dhe gjyqësorit.
Paratë vidhen pa u futur në buxhet. Akoma më problem është pasiguria ligjore. Synojmë ta kthejmë në Shqipërinë nga një gropë të zezë importesh në një fuqi eksportuese.
Kjo do të ndodhë duke çliruar administratën nga nepotizmi dhe korrupsioni”, u shpreh Meta.