Nga shitja e drogës tek dhuna në familje, policia arreston 6 shtetas në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 shtetas në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale nga shitja e lëndëve narkotike, dhunë në familje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin në pronësi të tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish të dashurës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. H., 40 vjeç, B. K., 44 vjeç, E. Ç., 36 vjeç dhe A. D., 54 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

 

  • Rreth orës 01:45, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi F. K., 20 vjeç, pasi dyshohet se është goditur me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

  • Më datë 02.09.2021, rreth orës 08:05, në rrugën “Gjergj Legisi”, dyshohet se në gjendje depresive është vetëvarur në banesë shtetasi B. Z., 50 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.


Shtuar 2.09.2021 10:05