Gërvalla njofton miratimin në komision të gjashtë projektligjeve për reformën në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, njoftoi se Komisioni për Legjislacion ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë projektligjet e Pakos së Reformës në Drejtësi.

Të lidhura

None found

Sipas saj, gjashtë projektligjet trajtojnë çështje themelore të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës: luftimin e pasurisë së pajustifikueshme, integritetin dhe përgjegjësinë e gjyqtarëve e prokurorëve, fuqizimin e Këshillave dhe forcimin e Akademisë së Drejtësisë.

Gërvalla i cilësoi këto projektligje si bazën e reformës së thellë për të cilën, tha ajo, është marrë zotim para qytetarëve. Ajo theksoi se qytetarët e presin prej shumë vitesh këtë reformë dhe se shteti ligjor, në çdo strukturë, nuk do të mbetet vetëm premtim.

Pas punës së përbashkët dhe të pandërprerë të institucioneve të sistemit të drejtësisë, si dhe miratimit nga Qeveria e më pas nga Komisioni për Legjislacion, gjashtë projektligjet janë, sipas ministres, një hap larg Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gërvalla u shpreh e bindur se Kuvendi do ta mbështesë Byronë Shtetërore dhe Pakon e Reformës në Drejtësi, duke pohuar se reforma në drejtësi duhet dhe do të bëhet realitet.


Shtuar më 30.09.2026 14:38

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş