Studentja 21-vjeçare bie nga kati i tetë gjatë kërcimit mbi divan, por i mbijeton rënies

Një 21-vjeçare ka shpëtuar pas një rënieje të rëndë nga dritarja e një apartamenti në katin e tetë të një pallati në Athens, Georgia.

Të lidhura

None found

Kristin Sargent, studente e vitit të fundit në degët e financës dhe marketingut në Universitetin e Georgias, ndodhej të shtunën në mbrëmje në kompleksin “The Rambler”, kur ndodhi aksidenti.

Referuar raportit të policisë, e reja po kërcente mbi një divan ose dyshek që ndodhej pranë një dritareje të hapur. Ajo ka kaluar përmes rrjetës mbrojtëse dhe më pas ka rënë nga kati i tetë, duke përfunduar pranë zonës së pishinës.

Oficeri Erik Ellison bëri të ditur se në vend u gjetën prova që sugjerojnë se studentja mund të jetë përplasur me një stol metalik gjatë rënies. Një pjesë e mbështetëses së tij ishte këputur, ndërsa në jastëk u konstatuan gjurmë gjaku.

Dëshmitarët kanë deklaruar se një shezlong mund ta ketë zbutur deri diku rënien e saj përpara goditjes në tokë.

Babai i Kristinës, Richard Sargent, tha se vajza po trajtohet në terapi intensive dhe ka pësuar disa fraktura, por gjendja shëndetësore e saj është në përmirësim.

“Ajo po lufton fort dhe do të jetë mirë”, u shpreh ai, duke shtuar se familja e konsideron veten jashtëzakonisht me fat që ajo mbijetoi.

Menjëherë pasi u njoftuan për aksidentin, familjarët u nisën nga Virginia drejt Georgias.

Sipas policisë, të dhënat e mbledhura deri në këtë fazë tregojnë se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Pas incidentit, administrata e kompleksit u rikujtoi banorëve se dritaret janë të pajisura me mekanizma sigurie dhe u kërkoi atyre të mos i prekin, heqin ose çaktivizojnë. Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse mekanizmi i sigurisë së dritares nga e cila ra studentja ishte aktiv në momentin e ngjarjes.

Ndërkohë, miqtë dhe studentët e tjerë i kanë dërguar Kristinës dhjetëra mesazhe, duke i uruar shërim të shpejtë.


Shtuar më 30.09.2026 13:33

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş