Skandali tek SHISH, Dashamir Shehi: Nëse do kishte ndodhur në Austri apo Gjermani, kryeministri do kishte ikur menjëherë! Shteti i Ramës nuk funksionon

Këtë të mërkurë, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ishte sot në emisionin “Minuta e Parë”, ku foli edhe mbi skandalin e fundit, atë të SHISH dhe ish-drejtoreshës Vlora Hyseni në mesazhet e kapura me biznesmenin e arrestuar Ergys Agasi.

Shehi thekson se nëse një gjë e tillë do kishte ndodhur në Austri apo Gjermani, kryeministri do kishte dhënë dorëheqjen me kohë.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, ai shtoi se qeverisja dhe shteti i Ramës nuk funksionon dhe këtë e vërtetoi skandali dhe nxjerrja e të dhënave nga SHISH dhe Vlora Hyseni.

Shehi: Një turp i madh. Nuk është turpi fjalët që thonë marrëdhëniet që kanë. Le të bëjnë çfarë të duan. Çfarë i thotë aty në 3 rreshta. I thotë a e ke fol me filanin, polic dhe a ke foli me km. Po presim i thonë na duhet kohë. Ça është kohë? Kjo pra që thotë kryeministri se me kohë u mbyllkan. Me kohë fshihet provat, fshihet lekët, korruptohen, kërcënohen dëshmitarët. Ka ndodhur kaq shumë herë në Shqipëri.

Këtë lloj specifike që kanë këto për të goditur, nuk mund të thuash se po shkelen të drejtat e njeriut. Se të drejtat e njeriu po shkelen me kohë, nëpër gjyqe. Nëse shteti ka probleme dhe duhet me goditur disa, patjetër do goditen. Por politikisht, se ky pret nga drejtësia, po të kishte ndodhur nga Austri, Gjermani, kryeministri do kishte ikur. Nuk e kemi patur kulturën, kë mban mend ti që ka dhënë dorëheqjen. Në rrethana ekstreme e japin. E japin dorëheqjen për veten jo për shtetin. Të paktën të shpëtojë lëkurën time.

Nëse të dalin 10 ministra nuk është më përgjegjësi personale. Kush i ka dhënë të drejtën kësaj zonje të përgjojë gjysmën e Shqipërisë. Ke ndonjë restorant dhe të ka dalë kamarieri hajdut?! Jo më ky është shteti shqiptar. qeverisja e tij shteti i tij nuk funksionon. A ka dorëzuar ndonjë herë ky kryeministër 2 nëpunësa të tij prokurorisë, hajdeni merreni?! Po nuk je i zoti për këtë punë largohu atëherë.


Shtuar më 30.09.2026 14:11

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş