Nga paralajmërimi për sulmin bjellorus te akuzat për armë kimike e biologjike, gjithçka duhet të dini për luftën Rusi- Ukrainë

Albeu.com më poshtë po ju sjell disa nga zhvillimet më të fundit nga Ukraina, ndërsa pushtimi rus përfundon ditën e tij të 16-të.

Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Rusinë për bombardimin e vendbanimeve bjelloruse nga hapësira ajrore e Kievit të premten. Në një mesazh në Facebook, ministri i mbrojtjes i Ukrainës paralajmëroi për sulmin e afërt. BBC nuk ka verifikuar në mënyrë të pavarur pretendimin.

Duke folur në një fjalim televiziv, presidenti i Ukrainës Zelensky tha se vendi i tij kishte arritur një pikë kthese dhe ishte “në rrugën e fitores”.

Në SHBA, presidenti Joe Biden njoftoi sanksione të reja ndaj Rusisë, duke përfshirë ndalimin e importeve të alkoolit rus, ushqimeve të detit dhe diamanteve. Ai tha gjithashtu se SHBA do të zgjerojë listën e oligarkëve rusë që i nënshtrohen sanksioneve ekonomike. Këto hapa të fundit do të jenë “një tjetër goditje dërrmuese për ekonominë ruse”, tha Biden.

Shefi i çarmatimit të OKB-së tha se OKB-ja nuk është në dijeni të ndonjë programi të armëve biologjike në Ukrainë, pasi Moska pretendoi, pa ofruar prova, se atje ka pasur “aktivitete biologjike” të rrezikshme. Ukraina i mohoi akuzat.

SHBA paralajmëroi se Rusia, jo Ukraina, mund të planifikojë të përdorë armë kimike ose biologjike kundër popullit ukrainas.


Shtuar 11.03.2022 21:18

Tags: ,