Policia ka arrestuar 4 persona të Tiranë dhe ka proceduar 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale, përfshirë dhunën ndaj bashkëshortes dhe flasifikim dokumntesh,
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim B. S., 66 vjeç( i kapur nga Seksioni i kërkimit), pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Sherbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e vendimit penal, për shtetasen në kërkim L. T., 64 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasit A. K., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit V. N., 18 vjeç dhe 3 shtetas të mitur të moshës 15-16-17 vjeçare, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa paisje kompjuterike në një shkollë dhe disa paisje muzikore në një lokal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com