Nga dhuna te droga, 6 të arrestuar dhe 2 të proceduar në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 6 shtetas dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë për vepra të ndryshme penale duke filluar nga vjedhja te droga e te thyerja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Në funksion të kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh, konkretisht: J. B., 62 vjeç, banues në fshatin Urakë, Prrenjas, E. K., 29 vjeç, banues në fshatin Selishtë, Pogradec dhe R. R., 20 vjeç, banues në fshatin Kotodesh, Prrenjas, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikleta pa leje drejtimi;  F. B., 34 vjeç, banues në fshatin Lateshe, Pogradec, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, pasi në rrugën rurale të fshatit Katjel-Rodokal, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. T., 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin u arrestua në flagrancë shtetasi: S. Sh., 31 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F. D., 25 vjeç dhe S. S., 27 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 4.08.2021 09:48