Gazetarja Rudina Demneri ose siç e njohim ndryshe Paloma tregoi për eksperiencën e saj të vështirë në “Big Brother VIP”, të cilën e ka vuajtur nga ana psikologjike.
Ajo rrëfeu në “S’e Luan Topi” pasojat që ka pasur në momentin e daljes nga program, aty ku është detyruar të marrë nihmë nga një psikologe.
Paloma u shpreh se e ka përjetuar shumë të gjithë eksperiencën post-BBV, në të cilin nuk ka arritur të kuptojë se çfarë po ndodh vërtetë.
“Më shërbeu si një rikthim shumë emocionues në një media por në të njëjtën kohë shumë të vështirë e të egër, që unë e kam përjetuar shumë. Kam marrë një psikologe sepse nuk dalloja dot kur njerëzit më takonin në rrugë. Këtej shikoja njerëz që më shanin, bullizonin, ofendonin deri në rrënjët e familjes dhe këtej shihja njerëz që më përqafonin në rrugë. Unë nuk arrita ta ndaja dot botën virtuale”, tha gazetarja.
Por pavarësisht të gjitha vështirësive ajo shtoi se është motivuar dhe se ndjehet e lumtur për zgjedhjen që ka bërë.