Nga Artan Didi te Ardi Veliu, fati i drejtorëve të Poilicisë gjatë Rilindjes: Përse u dorëhoqën të gjithë dhe askush se përfundoi mandatin?

Asnjëri nga katër drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit mbas 2013-ës nuk e përfundoi mandatin pesë vjeçar në krye të uniformave blu.

Që të katërt të larguar përmes dorëheqjes së heshtur sapo tensionet dhe diskutimet janë mbyllur.

Të lidhura

None found

E tillë është edhe dorëheqja e Ardi Veliut, kryepolic nga 2018 deri në 5 tetor 2021.

Me një letër kërkese për tu dorëhequr, e bërë publike nga kryeministri, Veliu premton se nuk do kërkojë mandat tjetër të dytë, ndonëse ai nuk arriti ta mbyllë dot as të parin që i mbaronte në shkurt 2023.

I pari ishte Artan Didi

Oficeri i karrierës Artan Didi, i njohur si një nga më të mirët e Renea-s për shkak të një operacioni për kapjen e një terroristi, kishte lënë policinë gjatë vitit 2005, atëherë kur si kryeministër ishte Sali Berisha.

Ai u rikthye për tu emëruar në krye të policisë së shtetit, menjëherë mbas dorëheqjes së Hysni Burgaj dhe e mbajti këtë detyrë nga tetori 2013 deri në 31 mars 2015. Ai dorëzoi kapelen e kryepolicit përmes një letre ku njoftonte dorëheqjen, pa u shuar ende zhurmat për mos ekzekutimin e urdhër arrestit për Mark Frrokun, një shkresë që u harrua në tavolinat e Policisë së Shtetit.

Për këtë skandal pati një përplasje me ish kreun e Interpol Artan Bajraktari, me seli në Tiranë, ndërkohë që Didi më jetëshkurtri në këtë detyrë me vetëm dy vite si kryepolic u largua në SHBA.

Me dorëheqje u largua edhe Haki Çako, një oficer policie që kishte prekur disa komisariate dhe së fundmi edhe drejtor i policisë së Lazaratit që siç duket spikati gjatë rënies së këtij fshati dhe mori stafetën në prill 2015 deri në janar 2018, ku u lirua mbas dorëheqjes kur ministër i Brendshëm ishte Fatmir Xhafaj. 54 vjeçari nga Lushnja u përfol dhe u vendos nën hetim për skandalin e Imsi Catcher, një hetim që përfundoi në gjykatë dhe dërgoi disa oficerë, njëri prej të cilëve sipas burimeve të Gazetasi.al më vonë u largua për azil politik në Kanada.

Çako u zëvendësua për një periudhë tranzitore nga Rebani Jaupaj që qëndroi i komanduar derisa me propozim të Xhafës, mori drejtimin e policisë shqiptare Ardi Veliu, që ishte kataplutuar nga policia rrugore, në krye të policisë më të madhe në vend atë të kryeqytetit dhe më pas ju vendosën spaletat e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë.

Por edhe për Ardi Veliun, aktualisht 49 vjeç emërimi zgjati nga 2018 deri në fillim të tetorit, që siç kuptohet ka qenë muaj i vështirë për mjaft kryepolicë të tjerë. Por largimi i tij nuk ndodhi gjatë asnjërit prej skandaleve si vrasja e Klodian Rashës, protestat e dhunshme që vetë ai i përmendte në letrën e diskutuar, apo edhe akuzave me nënën e një të mituri i cili u shoqërua dhunshëm gjatë kufizimeve të lëvizjeve nga pandemia COVID19.(SI)


güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişproductos-dagustokahraman haberdeneme bonusu