SKANDAL/ Kombëtarja afrikane bën me dije se i janë helmuar lojtarët

Sonte në orën 21:00 duhet të zhvillohet ndeshja mes Marokut dhe Guinea Bissau, një ndeshje e vlefshme për eliminatoret e kombëtareve afrikane në Kupën e Botës

Disa orë para fillimit të ndeshjes, lojtarëve të Guinesa Bissau dhe stafi kaluan një natë makthi me diare, të vjella dhe kujdes emergjent.

Arsyeja është ende e paqartë, por federata e Guinea Bissaut po kërkon hetim të madh.

Sipas tyre, ka pasur helmim vullnetar nga ushqimi i servuar, krejt kjo në mënyrë tendencioze. /albeu.com/

 


Shtuar 6.10.2021 15:43