Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, ka qenë një aktor humori përpara se të bëhej president i Ukrainës.
Zelensky kur erdhi në pushtet në prill të vitit 2019 ishte pa përvojë politike dhe tani do i duhet të udhëheqë një luftë kundër një prej fuqive ushtarake më të mëdha të botës.
Në nisje të krizës së re me Moskën, në tetor të vitit 2021, Zelensky u kundërshtua shumë nga faktori ndërkombëtar pas deklaratave të tij që kundërshtonin ato të ëashingtonit.
Ditët e fundit presidenti ka refuzuar të lërë Ukrainën dhe ka dalë vet në terren për të luftuar krah ushtarëve kundër forcave ruse.
Më poshtë po ju sjellim dy fotografi të marra në kohë krejt të ndryshme, ku e para është marrë nga seriali “Shërbëtori i Popullit”, serial i shfaqur për herë të parë në Ukrainë në vitin 2015, ku Volodymir Zelensky, i cili në atë kohë ishte humorist, luante rolin e një mësuesi që u bë president i Ukrainës.
Ndërsa e dyta është nga ditët e fundit, ku sot ai është president i Ukrainës dhe po përjeton të njëjtat ngjarje, por në realitet, duke luftuar kundër forcave ruse./albeu.com/