Nesër përballja e madhe! Lulzim Basha mbledh Kuvendin Kombëtar dhe ka një mesazh për demokratët (VIDEO)

Kryetari i PD Lulzim Basha ka postuar në Facebook një video nga takimet e tij të mëparshëm me demokratët duke paralajmëruar edhe Kuvendin e nesërm.

Basha shkruan në Facebook bashkëngjitur videos: Nesër zgjedhim të ardhmen…

Kuvendi Kombëtar I Bashës mbahet nesër më 18 dhjetor pas Kuvendit Kombëtar të mbajtur nga Berisha në Air Albania dhe mblodhi 4934 delegatë.

Rikujtojmë  se pas Kuvendit të  Berishës më 11 dhjetor në Air Albania, ish-kryeministri bashkë me mbështetësit e tij shkarkuan në parim Lulzim Bashën dhe nënkryetarët e PD.

Gjithashtu nesër do të nisë referendumi i nisur nga ish-kryeministri Berisha për të shkarkuar përfundimisht kryetarin e PD Lulzim Basha. /albeu.com/

 


Shtuar 17.12.2021 09:40