Nesër mblidhet asambleja e PS, zbardhet agjenda

Ditën e nesërme, 2 qershor, PS do të mbledhë Asamblenë Kombëtare.  Mbledhja do të zhvillohet online dhe pritet të nisë në orën 17:30.

Mësohet se agjenda e Asamblesë së PS, do të nisë me miratimin e projekt-vendimit “Për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë”.

Më pas do të vijojë me informacionet mbi gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave organizative vendore të partisë dhe do të bëhet një analizë e rezulatit të zgjedhjeve të 25 prillit./albeu.com


Shtuar 1.06.2021 11:03