Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ajo ka shpjeguar qartë edhe marrëveshjen e fundit.
Postimi i Plotë:
Me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar nënshkruam në Nju York marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve.
E bindur se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh, në lirinë e lëvizjes dhe kontaktet e qytetarëve tanë.