Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen që tronditi Elbasanin, ku 34-vjeçarja, Etleva Çullhaj, ndërroi jetë vetëm disa orë pas abortit që kreu dje në maternitetin e Elbasanit.
Albeu.com mëson se 34-vjeçarja ishte dy muajshe kur kreu abortin.
Etleva Çullhaj ishte nën e dy fëmijëve. Ndërsa nuk është mësuar ende arsyeja që çoi 34-vjeçaren të abortonte e aa rrethanat konkete të vdekjes së saj të papritur.
Pretendimet e spitalit janë që pacientja ka ardhur me shtatzëni të dëmtuar, fëmija ka qenë i pajetë, ndaj është bërë procedura e abortit. Pacientes i është kërkuar të qëndrojë në spital pas ndërhyrjes, por ajo ka kërkuar të largohet dhe është larguar.
Etleva Eltleva Çulhaj u paraqit dje rreth orës 12:00 në ambientet e Maternitetit të Elbasanit, ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë.
Por rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, 34-vjeçarja ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit, ku kjo shtetase ka humbur jetën.
Për rrjedhojë policia ka nisur procedimin penal ndaj mjekut, Arben Paralloi 56 vjeç dhe anestizistit Behar Gjevori, 60 vjeç./albeu.com/