“Nëna më tha vrite fëmijën”, Jeta rrëfen vuajtjet e shkaktuara nga familja: Më martuan pa leje, sikur të isha e jetimores

Jeta është një grua 48 vjeçe e cila vjen nga një fshat i Ballshit. Kur ishte e vogël ajo ka vuajtur shumë dhe është trajtuar shumë keq nga familja. Prej kohësh ajo e ka ndërtuar jetën e saj në Itali, ndërsa në Shqipëri dyert për të janë të gjitha të mbyllura, pasi asnjë i afërm nuk e takon. Në rubrikën “Kam një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare”, ajo ka rrëfyer se fëmijëria e saj ka qenë e vështirë dhe plot vuajtje dhe se është martuar dy herë pa dëshirë nga prindërit e saj. Herën e parë ajo është martuar në moshën 19-vjeçare më një burrë që aso kohe ishte 30 vjeç. Pas martese Luljeta tregon se është keqtrajtuar shumë në shtëpinë e burrit madje edhe nga vjehrri dhe vjehrra e kur ngeli shtatzënë vendosi të kthehej në shtëpinë e prindërve. Në atë kohë asaj i është dashur t’i dalë kundër edhe nënës dhe motrave të saj të cilat pasi mësuan se Jeta ishte shtatzënë i kërkuan asaj ta hiqte fëmijën.

Jeta: Kur kam qenë e vogël kam vuajtur shumë dhe jam trajtuar keq nga familja. Pas fëmijërisë së vështirë më kanë martuar të vogël.

Të lidhura

None found

Ardit Gjebrea: Sa vjeçe të kanë martuar?

Jeta: 19 vjeçe. Dhe pa lejen time. Nuk më kanë pyetur.

Ardit Gjebrea: E njihje burrin?

Jeta: Jo. Vetëm kur erdhi më thanë që ka ardhur edhe më parë. Vendosën ata, jo unë. Dhe ishte më i madh se unë në moshë.

Ardit Gjebrea: Sa vjet ishte më i madh?

Ardit Gjebrea: 11 vite diferencë. Si shkoi martesa e parë?

Jeta: Nuk shkoi mirë martesa. Unë ngela shtatzënë dhe u thashë të shtëpisë se nuk shkoj mirë. Mami me motrat më thanë vrite fëmijën.

Ardit Gjebrea: Vrite fëmijën! Ti çfarë bëre?

Jeta: Nuk e vrava, nuk i dëgjova ato. Babi nuk dinte gjë. Se punonte me naftën, nuk e dinte ç’ndodhte në shtëpi. Kur vjen babi në Ballsh në spital i thashë që nuk dua të kthehem atje.

Ardit Gjebrea: Në shtëpinë e burrit?

Jeta: Më trajtonin keq, vjehrra më vjehrrin më shumë. Kur dola nga ditët erdhi babi më mori. Kam vajtur në fshat dhe mami tha “çoje vajzën atje, nuk do e mbajmë”.

Ardit Gjebrea: Po pse kjo sjellje e nënës?

Jeta: Sikur isha e huaj. Nuk e di edhe në jetimore ta marrësh fëmijën nuk duhet ta trajtosh kështu.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi më pas?

Jeta: U ktheva në shtëpi, mami thoshte “do e çosh”, unë nuk thosha nuk e çoj, babi tha “mirë nuk do e çojmë vajzën”.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin vajza?

Jeta: Luljeta.


Shtuar më 23.10.2022 16:44

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş