Hillary Clinton ka rrëfyer në 2014, në një televizion kanadez, historinë e nënës së Putin që ky i fundit ja kishte rrëfyer në një darkë. Për këtë histori, Clinton ka folur edhe në librin e saj “Hard Choices”.
Gjatë luftës së dytë botërore një ushtar rus mori leje për ta vizituar familjen e tij. Kur arriti afër lagjes së tij pa se kamionët ushtarak trasportonin dhjetra kufoma për në varrezat kolektive dhe e kuptoi se lagjja e tij ishte bombarduar.
U ndal ushtari dhe i vështronte grumbujt me kufoma njerëzish dhe sytë iu ndalën në kufomën e nuses së tij, gjë e cila edhe e shokoi, kështu që ai refuzoi që bashkshortja e tij të varroset kolektivisht dhe kërkoi tërheqjen e saj për ta varrosur ashtu siç e meritonte!
Iu afrua kufomës u ul dhe e përqafoi por befas e hetoi se ajo ende po merrte frymë me vështirësi, e dërgoi me të shpejtë në spital, ku edhe u shërua dhe iu rikthy jeta e saj.
Pas disa vitesh nga ky përjetim i tmerrshëm kjo grua, e cila sa nuk u varros për së gjalli, mbetet shtatzënë dhe sjell në jetë një djalë të cilin e emërtoi Vladimir që dmth “Sundues i botës” ose “Paqesundues”.
Ky djal sot është presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka treguar Hillary Clinton.
Kujtojmë se 4 ditë më parë, Putin nisi zyrtarisht Luftën me Ukrainën duke provokuar kështu luftën e tretë botërore./albeu.com/