Vazhdon të trondisë ngjarja e ndodhur pak ditë në Fier ku shtetasi Klodian Çalamani vrau me kazmë 8-vjeçarin Maeto Vasiu.
Sot para burgut të Vlorës po mbahet një protestë e familjarëve të Mateos, të cilët kërkojnë dënimin me vdekje për autorin.
Çalamani gjendet në këtë paraburgim ku dhe është izoluar për të mos rrezikuar sigurinë e tij. Nëna e Mateos është ngjitur mbi kangjella duke tentuar të futet brenda ambientëve të burgut.
”Na e nxirrni, pse mbahet aty. Na e nxirrni të flasi, duam të dimë pse e vrau’-thonë familjarët dhe nëna e Mateos. /albeu.com/