“Në SHBA shkon me dy dosje”, Basha i përgjigjet Berishës: Trillim, keqardhje që riciklon akuzat e Ramës

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me deklaratën e këtij të fundit, ku tha se Basha do të shkojë në SHBA me dy dosje të rënda, “Muzin” dhe “Toyota Yaris”.

Basha shkruan në Tëitter se Berisha po riciklon akuzat e Ramës dhe se asnjë trillim i tij nuk do ta bunkerizojë PD-në.

“I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale” shkruan Basha./albeu.com

 


Shtuar 19.11.2021 19:25